“Rama rrezik për demokracinë dhe Shqipërinë”/ PD Kukës: Koha të bashkohemi rreth Bashës

Kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati, ka bërë thirrje që qytetarët dhe demokratët të mblidhen rreth PD dhe Lulzim Bashës, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta shpëtojmë Shqipërinë nga rreziku Rama.

Në postimin e tij në Facebook, Rexhmati ka sulmuar edhe kritikët e Bashës të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se ‘duartrokitesit e “humbjes” është më mirë të heshtin se nuk i dëgjon kush më’.

Postimi i plotë i Arif Rexhmatit:

Ata qe ne karrieren e tyre provuan “grushtin e shtetit ne ’91”, “gjeneralin e ’97”, ata qe nuk ishin pjese e protestave “Rama ik” kunder regjimit te instaluar, ata qe provuan nr 1 apo 2 te shtetit, ata qe provuan poste te larta me voten e demokrateve apo te emruar nga qeverisja e PD-se, ata qe nuk lane gje pa thene per njeri-tjetrin dhe sot behen bashke ne studio televizive  dhe mezi priten qe te gjenin nje “arsye” akoma te paprovuar per te thirre “Basha ik”!

A thua qe zgjedhjet i manipuloi Basha dhe jo Rama, a thua se blerjen e votes e instaloi Basha dhe jo Rama, a thua se shqiptaret i shantazhon Basha dhe jo Rama, a thua se shqiptaret i burgos Basha dhe jo Rama, a thua se demokracine ne Shqiperi e rrezikoka Basha dhe jo Rama?!

Koha te bashkohemi rreth PD-se dhe z.Basha kushdo qe qe e shikon rrezikun Rama si rrezik per demokracine dhe Shqiperine!

Keta  duartrokitesit e “humbjes” eshte me mire te heshtin se nuk i degjon kush me!

Shpesh heshtja flet me shume se klithmat dhe çjerrja e zerit!

SHKARKO APP