Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 09:56 Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion” Historia e suksesit të Kimi Antonellit është një rrugëtim nëntëvjeçar, i cili ka kaluar nëpër faza delikate, ditë të vështira dhe vendime të diskutueshme.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama: Rritje e gjobave, mbyllja një opsion. Manastirliu: Kemi raste të riinfektimeve nga Covid-19

Rama: Rritje e gjobave, mbyllja një opsion. Manastirliu: Kemi raste të riinfektimeve nga Covid-19

Aktualitet
E hënë, 8 Shkurt 2021 12:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Covid-19 në javën që lamë pas pësoi një rritje të frikshme në shifra. Për 7-të ditë janë shënuar mbi 7000 raste të reja me Covid-19 si dhe 80 viktima. Këtë të hënë kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë të pazakontë online me gazetarët, tha se duhet që të gjithë të bëjmë kujdes që të mos rikthehemi tek masat e forta kufizuese.

”Jemi në një konferencë të pazakontë. Arsyeja lidhet me domosdoshmërinë për të përcjellë një mesazh të qartë tek të gjithë qytetarët e këtij vendi në kushtet kur po shohim një rritje të numrave të infektimeve, kur kemi sinjale të arsyeshme mbi hyrjen në Shqipëri të varianteve të reja të virusit Covid-19. Po rritet infektimi i moshave më të reja dhe po ulet edhe mesatarja e moshës së të shtruarve në spitale”,-tha Rama. Do të kemi shtim të masave? ”Komiteti i Ekspretëve do të vendosi. Po diskutojmë disa masa shtesë. Jo që të ndikojnë në ekonomi por që të kenë impakt maksimal në frenimin e përhapjes së virusit”, -tha Rama. Sipas kryeminsitrit, këto ditë do të shikohet reagimi, por një opsion është mbyllja. ”Për momentin nuk do të ketë mbyllje, por është një opsion. Jemi shumë të bindur se tani duhet të reagojmë me forcë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 10 minutash
Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Para 54 minutash
Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Para 1 ore

Kryeministri Edi Rama drejtoi gishtin tek bizneset, ku i ”kërcënoi” me rritje të gjobave. Sipas Ramës do të ketë në ditët në vijim një rritje të gjobave për lokalet, restorantet, qendrat tregtare dhe bizneseve të ndryshme lidhur me masat anti-covid. Kryeministri nënvizoi se qeveria ka përgjegjësinë të koordinojë aktorët e tjerë, por edhe bizneset nuk duhet të neglizhojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Tregtarët kanë përgjegjësi të posaçme, pasi janë në mjediset e tyre ku dhe rreziku është më i maddh. Rreziku më i madh nuk është as në zyra, as në shtëpi dhe në asnjë vend tjetër, por aty tek tregjet. Që të mos kthehemi tek masat kufizuese, duhet që të mos kërkojnë të nxjerrin maksimumin duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve. Të gjitha strukturat kanë pasur angazhim maksimal. Nuk duam që inspektoriatet të hyjnë e të dalin në lokale, sepse sigurisht kjo nuk është më e mira për ecurinë e aktivitetit tregtar, dyqane, qendra tregtare, etj. Nëse nuk ka reagim të menjëhershëm, do të ndodhë kështu. Do të jetë policia që do ta imponojë me forcë zbatimin e masave. Edhe me të gjitha gjobat përkatëse, të cilat do t’i rrisim. Do rriten gjobat për restorantet, baret, lokalet, e qendrat tregtare”,-tha Rama.

Kryeministri e ndali theksin edhe tek ilaçet e shumta që përdorin qytetarët e infektuar, për trajtimin në banesë. Rama tha se ndodh për shkak të frikës e ankthit të pacientëve. Kreu i qeverisë bëri me faj për këtë edhe farmacitë, që sipas tij, po bëjnë biznes në këtë situatë. ”Jo vetëm këtu, njerëzit priren të marrin shumë ilaçe. Kjo është diçka që kundërshtohet nga ekspertët. Mesa duket, frika, kujdesi, ankthi i shtyn njerëzit që të marrin shumë ilaçe. Ajo që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme është që ky virus duhet trajtuar me disa kura bazë, pa u turrur për të mbingarkuar veten me ilaçe, përsa kohë që gjendja është jokritike. Kur gjendja shfaqet kritike, duhet shkuar në spital. Me këtë histori bëhet biznes nga farmacitë dhe ju jepen njerëzve ilaçe pafund, jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Gjëja më e udhës është të merret receta nga mjeku i familjes, derisa gjërat nuk janë kritike”,-tha Rama.

Ditët e fundit kemi parë që edhe politikanët po i shkelin masat anti-covid. Në konferencën me gazetarët për situatën e pandemisë në vendin tonë, kryeministri Rama i ka quajtur të papërgjegjshme dhe të pajustifikueshme mbledhjet e partive politike për fushatë, përfshirë këtu edhe anëtarët e partisë së tij.

”Me politikanët dua ta bëj të qartë që nuk e kam fjalën vetëm për partitë e tjera, por edhe ata që janë pjesë e partisë që drejtoj, që shkelin rregullat duke u mbledhur në salla e dhoma me më shumë se personat e përcaktuar si numër nga Komiteti Teknik. Kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme sepse të gjitha bashkë bëjnë në tërësi atë që nuk duket sot si një front i bashkuar i përgjegjësisë qytetare në luftën kundër Covid-19. Nuk jemi të shqetësuar sa i përket stabilitetit shëndetësor, por nëse nuk veprojmë tani atëherë situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet, numri i infektimeve rrezikon të rritet dhe barra mbi shëndetësinë rrezikon të rritet. Jemi besoj të gjithë të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nga ana tjetër ne që jemi këtu në radhë të parë në anën e qeverisë dhe ju të mediave kemi detyrimin që të bëjmë më shumë se të tjerët që zbatimi i masave të jetë korrekt”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, tha se variantet e reja të Covid-19 mund të kenë hyrë në Shqipëri. Ajo bëri me dije se janë çuar monstra në Berlin për të verifikuar këto dyshime. ”Kemi dyshime se në Shqipëri janë futur variantet e reja të Covid-19. Kemi marrë disa mostra, sigurisht nën ecurinë e eksoertëve, nën indicjen e tyre, bazuar në detaje të simptomave dhe i kemi dërguar në laboratorë të posaçëm. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave. Po presim përgjigjet e analizave, por dyshojmë se në vendin tonë kanë hyrë variantet e Covid-19”,-tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, ministrja tha se po shtohen numrat e personave të rinj që po infektohen me Covid-19.  Ajo konfirmoi se në vendin tonë ka pasur raste të riinfektimeve me koronavirus, ndërsa nënvizoi se aktualisht 78% e shtretërve në spitale janë të zënë. ”Kemi raste të riinfektimeve, që i çon ekspertët në dyshime të qarkullimit të varianteve të rinj të Covid-19. Jemi në pritje dhe po çojmë mostrat në laboratorin e Berlinit për të vërtetuar se dyshimet tona do të rezultojnë të vërteta. Kemi 78% të shtretërve të zënë në spitalet Covid. Kjo nuk do të thotë se kemi vështirësi në ofrimin e shërbimeve. Kapacitetet nuk janë të mbingarkuara”, tha Manastirliu.

E pyetur lidhur me një ashpërsim të mundshëm të masave anti-covid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë se kjo nuk ka të bëjë vetëm më shtimin e rasteve. Më tej Manastirliu ka shtuar se për të shtuar masat anticovid duhet të llogaritet numri i të shtruarve në spitale, në intubim dhe numri i fataliteteve. Manastirliu është shprehur se Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron situatën. ‘‘Duke filluar nga data 15 shkurt do të vijojmë me rritjen e % të vaksinimit të mjekëve. Si në planin e vaksinimit kombëtar”.

Etiketat e lidhura

Covid-19edi ramaOgerta Manstirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion”
Para 5 minutash

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kamp...

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë
Para 6 minutash

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja
Para 10 minutash

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Para 23 minutash

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtar...

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 19 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 12 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 2 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.