Rama: Satelitët do të jenë në dispozicion në muajin mars

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale, mes të cilave ishin prekur shumë tematika. Rama tha se satelitët do të jenë gati gjatë muajve të pranverës, ku do të bëhet më pas monitorimi i territorit.

”Satelitët do të jenë në dispozicion në mars, do të bëjmë regjistrimin e tyre në Kombet e Bashkuara sipas rregullit.

Nga fillimi apo në fund do të kemi satelitin në dispozicion që do të na ndihmojë për sistemin e ri dhe të na ndihmojnë me inspektimin dhe shfaqjet bajate të inspektorëve që kthehen më shumë në problem se sa japin zgjidhje.

Ishte një sharje këtu, nuk po e them, por shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht se kritikoni, mbështesni, përshëndesni, shani, s’ka problem, shëndet t’ju bëhen të gjitha. Kujdes bravat”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP