Rama sërish në QSUT, shefat e shërbimeve e presin me debate

Brenda 24 orëve kryeministri Edi Rama rikthehet në QSUT. Në fokus të takimit të sotëm ka qenë testimi i mjekëve, një zhvillim jo i mirëpritur prej këtyre të fundit. Shoqëruesit e kryeministrit janë kujdesur që t’i mbajnë kamerat larg këtij takimi të tij me ministrin e Shëndetësisë, Beqaj dhe me shefat e shërbimit në QSUT, si dhe me profesoratin e Universitetit të Mjekësisë.

Lapsi.al mëson se kryeministri Rama është ndeshur me kundërshtimin e shefave të shërbimit lidhur me testimin e tyre, ndërsa ai vetë është shprehur se ky është një proçes i pakthyeshëm. Mjekët janë të shqetësuar se si do të bëhet ky testim dhe nga kush. Nëse testimi bëhet nga profesorët e Universitetit të Mjekësisë dhe nga shefat e shërbimit, i bie që ata të mbajnë veten jashtë këtij proçesi. 

Në reagimet e ditëve të fundit, bluzat e bardha shprehen se kreditet dhe liçensa e mjekut janë të mjaftueshme për të dëshmuar profesionalizmin e tyre. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se testimi i mjekëve dhe infermierëve do të kryehet brenda muajit shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?