Rama “sherr” me qytetarët: Jeni mësuar keq, i shkruani Kryeministrit për punë!
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një dëgjesë publike të zhvilluar në Fier. Edhe gjatë këtij takimi nuk munguan replikat mes Ramës dhe qytetarëve, të cilët i ankohen për shqetësimet e tyre.
Njëri prej tyre i kërkoi Kryeministrit që t’i gjente punë, por Rama ja ktheu se kur ikin jashtë bëjnë çdo punë, ndërsa këtu janë mësuar keq duke i kërkuar Kryeminstrit në rrjetet sociale.
Qytetari: Z.kryeministër, unë me njërin sy shoh vetëm 10%, se jam dëmtuar gjatë punës time në Greqi. Punoja në ndërtim. Pastaj kur erdha këtu, kam kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë, kam marrë në telefon edhe ministrin e mirëqënies sociale, se dua punë, ju kam shkruar dhe juve në Facebook
Rama: Në Greqi kryeministrin nuk e takoje dot, prit më ler të flas, kryetarin e bashkisë nuk e takoje dot. Këtu e gjete punën, por unë të them që nuk është Kryeminstri dhe kryetari i Bashkisë që të gjejë punë për këdo, se po qe kështu nuk shkojmë gjëkundi. Kur shkojnë shqiptarët në Greqi apo vend tjetër se e dinë që s’kanë gjë tjetër të bëjnë dhe punojnë, kurse këtu i shkruajnë kryeministrit në Facebook.

