Rama: Shfaqje politikejsh e rrugeçërish. Komploti i vrasjes farsë që na turpëron të gjithë

Pas daljes nga Kuvend për gazetarët Rama tha se janë përfshirë një tufë politikejsh rrugecërish që fatkeqësisht të parët në mënyrë të verbër kujtojnë se përfitojnë nga të dytët dhe të dytët po aq verbërisht duan të përfitojnë nga të parët, por kostoja është e shqiptarëve

Edi Rama: “Janë përfshirë një tufë politikejsh rrugecërish që fatkeqësisht të parët në mënyrë të verbër kujtojnë se përfitojnë nga të dytët dhe të dytët po aq verbërirsht duan të përfitojnë nga të parët, por kostja është e shqiptarëve që nga parlamenti presin të dëgjojnë reformat dhe ligjet për të cilat ka nevojë procesi dhe modernizimi i vendit, ekonominë dhe janë të detyruar të dëgjojnë të gjitha rrjedhat e përroit psiqik të ish kryeministrit. Është për të ardhur keq që Shqipëria sot jo vetëm nuk ka një opozitë, por ka një opozitë e cila jo vetëm që nuk përfaqëson qytetarët eshtë kthyer në zërin e skutave më të errëta të një bote të cilën politika është e vendosur të ndahet dhe Shqipëria do të ndahet patjetër

Së treti: Sot ish kryeministri na tha hapur atë që në fakt ka qenë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij standardi i tij. Një njeri në krye të pushtetit që i mbyll gojën prokurorisë dhe ende sot e gjithë ditën ka lënë pa përgjigje 21 janarin, e shumë drama e skandale të tjera korruptive. Kemi një standard tjetër që është i shpallur dhe mbi të cilin jemi të vendosur të ecim apra. Standardin e punëve të ndara. I takon drejtësisë e prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj farse që na turpëron të gjithëve . Merreni me mend çfarë nënkuptojnë partnerët tanë!

SHKARKO APP