Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me punonjësit e huaj të kompleksit industrial në Durrës gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme. Kreu i qeverisë u sugjeroi punonjësve të përparojnë me gjuhën shqipe, duke iu drejtuar me të qeshur se u duhet edhe për të mallkuar në gjuhën tonë. ”Nuk e di sa kanë ecur me gjuhën shqipe punonjësit e huaj që keni këtu, por doja të thoja disa fjalë. Falëminderit shumë. Nuk e di sa keni ecur me gjuhën shqipe, por duhet të mësoni shqip, sepse duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

