Rama shpjegon shërbimet që do të merren online edhe për hipotekat
Kryeministri Edi Rama thotë se mbi 1000 shërbime shtetërore tashmë nuk është nevoja ti marrin nga sportelet, pasi do të jenë online.
“Për shërbimin e kadastrës, sot nuk është e nevojshme të shkohet në sportel për aplikimin. Kadastra detyrim të njoftojë për tërheqjen e dokumenteve. Me mbylljen e sportelit të kadastrës qytetarët do ta marrin dokumentin përmes postës. Transformim epokal”, tha Rama.
Brenda këtij mandati theksoi kryeministri, i lirojmë qytetarët nga stresi kadastrës për një rreth shërbimi të mbyllur dhe marrjen e titullit të pronësisë online.