Rama: Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështja e detit të zgjidhet në Strasburg

Në Forumin Ekonomik të Delfit që po mbahet në Greqi, kreyministri Edi Rama u pyet lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Kreu i qeverisë u shpreh se e vërteta ka më shumë nuanca.

”Në atë kohë ne ishim në opozitë dhe thashë dëgjoni; kjo mund të duket si një dhuratë e shkëlqyer që mund ta marrim të shkojmë parlament dhe në protesta dhe ta quanim tradhti. Por nuk është kjo që do të bëjmë sepse nuk jemi kjo lloj partie.

Në të njëjtën kohë nuk mund të rrimë duarkryq ndaj do ta çojmë në Kushtetuese dhe i takon asaj të vendosë. Pra e nxorëm nga kjo fusha e futbollit midis partive dhe tifozëve dhe e çuam atje. Kështu funksionoi. Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?