Rama: Shqipëria, e gatshme për të dhënë kontribut ndaj refugjatëve

“Ne jemi një vend i vogël, por i vetëdijshëm për barrën e madhe të sfidave të kësaj kohe dhe shumë të gatshëm për të dhënë kontributin për bashkëpunim për të përballuar këtë dramë që çdo ditë kthehet në tragjedi jetësh njerëzore përpara syve tanë”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit që mbajti në hapjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut e cila po mbahet në Tiranë, duke u ndalur te sifida e emigracionit.

Sipas tij, edhe pse ne nuk jemi prekur nga fluksi i refugjatëve pasi nuk jemi pjesë e korridorit që ata synojnë, gjithsesi jemi të gatshëm të japim kontributin tonë.

SHKARKO APP