Rama: Shqipëria ka marrëdhënie pozitive me Francën dhe Gjermaninë
Pas mbërritjes nga Saimiti në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot mbledhjen e grupit Parlamentar të PS-së. Gjatë fjalës së tij, ai tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën dhe Gjermaninë janë pozitive. Nga ana tjetër, Rama shtoi faktin se Gjermania do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin e vendit në BE.
“Nuk kisha parë kurrë më parë dezinformim, keqinformim më të madh mediatik dhe politik, sesa tërësia e marrëzirave dhe ligësive që u shoqëruan dhe pasuan në pasqyrat e medieve në Tiranë dhe Prishtinë. Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat. Gramafonat që lajmëruan kobin e zi të mbylljes së negociatave, pa mbaruar ne as kafet e mirëseardhjes, ishin një shprehje ekstreme e dëshpërimit të atyre që duan të marrin me vete vendi në rrugën e theqafjes politik që e kanë zgjedhur vetë. Nuk shkova në takim për vendimin në zyrën e kancelares, se ajo nuk e thotë kurrë fjalën e fundit të parën, pa dalë raporti”, u shpreh Kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

