FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Shqipëria s’ka alternativë tjetër veç anëtarësimit!

”Shqipëria s’ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE”,-tha kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërqeveritare. Ai tha se anëtarësimi gradual që është propozuar nga kancelari gjerman Merz nuk nënkupton krijimin e një Europe me 2 klasa, por vijimin ndryshe të rrugës.

“Ne të gjithë duhet të kuptojmë se ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën tonë dhe kur vjen fjala te Shqipëria, nuk kemi asnjë plan B, nuk kemi asnjë alternativë dhe nuk duam të kemi sepse çdo alternativë për BE është përkundrejt lirisë së individit, duam të jemi pjesë e kësaj çfarëdo që të duhet e çfarëdo lloj gjëje.

Ka pasur një përpjekje me Planin e Rritjes për këtë qasjen gjithçka ose asgjë. Nuk është ideja të krijojmë Europë me 2 nivele qytetarie, ka të bëjë me një Europë tërësisht të integruar duke respektuar plotësisht metodologjinë në fuqi”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?