Rama: Shqipëria, vendi i parë në rruzull për juristë

 

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën me titull “Profesionet më të Kërkuara”, nga ku tha se problematika kryesore e punësimit mbetet ende krahu i pakualifikuar i punës dhe inflacioni i madh i të diplomuarve në degë si juridiku apo ekonomiku. Teksa shtoi se jemi vendi i parë në botë për numrin e juristëve për metër katror.

“Jemi të gjithë të vetëdijshëm që kemi punuar për të ndërtuar një vend ku kemi nr më të madh të juristëve për metër katror në të gjithë planetin, poor, kur është absolutisht e vështirë që të gjesh një elektricisht apo marangoz. Në rast se bllokohet lavamani në shpi, më thoni se kush e di se kush është nr telefonit apo se kush janë kompanitë që do të zgjidhin çështjet, ndryshe nga dijenia psh e shpejtë e nr që të sjellin pica”, – deklaroi Rama.

Mendësia e të gjeturit punë në administratën shtetërore duhet të marrë fund sipas Kryeministrit.

“Stresi më i madh në punën e shtetit është a e fiton dot apo jo atë lojën e letrave. Është e qartë se shumë njerëz që kërkojnë punë në shtet, në fakt nuk duan një punë, por një pension”, tha Rama.

Ai tha gjithashtu se në një anketë të bërë nga një grup kompanish të huaja që adresonin nevojën për rritjen e investimeve të huaja në vend, 3 ishin indikatorët që këta të fundit kërkonin në nivele të larta. Sistemi i drejtësisë, krahu i pakualifikuar i punës dhe titujt e pronësisë.

Rama ka komentuar po ashtu edhe universitetin e Kamzës, duke e quajtur një dështim të suksesshëm.

“Ai që quhej arsimim profesional ishte një sistem i dështuar, ku u mësohej studentëve poci duke u vizatuar. Shkolla profesionale e Kamzës ishte një dështim is suksesshëm, sepse ishte një shkollë ku askush nuk kishte interes të shkonte, sepse nuk kishte asnjë lidhje me tregun. Ndërkohë sistemi ynë dual është ambicia për të lidhur nxënësin me tregun qysh sapo fillon zanatin apo shkollën. Duke ndarë kohën mes punës në ndërrmarje dhe shkollës, këto të fundit bëhen një urë solide për punësim. Kjo gjë nuk mund të thuhet për arsimin e përgjithshëm e jo e jo më për universitetin”, – theksoi Rama

 

SHKARKO APP