Rama shthur gojën për gjyqin me Becchettin: Ai marifetçiu do marrë atë që nuk thuhet dhe nuk hahet
Nga Tepelena kryeministri Edi Rama ka folur për gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti, i cili i dha të drejtë për 110 mln euro dëmshpërblim. Rama tha se po shpërndajnë dhe trakte nëpër Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë 110 mln.
Sipas tij, ata që gëzohen janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, por asgjë nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët.
“Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq, ishin po këta, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Një gëzim i neveritshëm. Një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur dhe motivuar ata të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top por me mendjen tap nga dokrrat, broçkullat dhe helmi i tyre duke arritur të shpërndajnë dhe trakte nëpër tiranë se tani shqiptarët do paguajnë nga xhepi 110 mln. Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, atë që nuk hahet. Asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi Rama.
I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryeministri Edi Rama në lidhje me bllokimin e punës në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve të Albcontrol.
Nga Tepelena, kreu i qeverisë shqiptare foli për tentativë për rrëzimin e shtetit, të qeverisë, ndërsa fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Rama tha se Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, ndërsa Meta hodhi gurë sipas tij dhe fshehu dorën.
“Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktivitete i aeroportit “Nënë Tereza” i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, dhe Ilir Meta ka hedhur gurin. Një gur që quhet ‘leshko’. Nuk është simbolike por është reale. Pasi ka fshehur dorën, dhe ai e ka lënë vetvetiu pa dashur, që të kuptohet se është pjesë. Sikundër ka shqiptarë që nuk e kuptojmë njëherë se si dhe pse Sali Berisha dhe Meta janë në këtë akt, nxitës të drejtpërdrejtë në vazhdën për të rrëzuar me çdo kusht qeverinë tonë, dhe shtetin po qe nevoja për rrezikim e qeverisë. Kanë menduar që të vrasin disa zogj me disa gurë që të bllokojnë dhe vaksinat. Sot duhet të vinin disa vaksina, dhe kjo nuk do të jetë e mundur. Kanë gjetur kryeministrin më të gabuar për të tilla akte ekstreme dhe kanë shfrytëzuar një grup kokash të nxehta tek kontrolloret dhe kanë përfshirë dhe të tjerë. I bëj thirrje dhe atyre të tjerëve që të kthejë në detyrë një orë e më parë. Është e paimagjinueshme që për të kërkuar të marrin një pagë, që e kanë marrë prej kohësh, që s’ka lidhje me buxhetin e shtetit, por që është ulur si rezultat i pandemisë, që ka goditur sektorin ajror. E kanë aktualisht 2 mijë e ca dollarë. S’pranojnë që të punojnë për kaq, pas duan të kenë pagën e plotë, sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo nuk është e mundur. Këtë nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shtetit. I kanë bërë llogaritë gabim. Dhe shumë shpejt do ta rivëmë në kontroll situatën. Plani i tyre për të bllokuar aeroportin, ndoshta deri në zgjedhje, plani i tyre do të dështojë. Mos i harroni. Ju këtu nuk i harroni. Mos e harroni, as ju shqiptarë. Bllokimi i aeroportin në këtë momente, bllokon ardhjen e vaksinave, kthimin në atdhe të atyre që në këto kushte kanë nevojë të kthehen, qoftë dhe për arsye shëndetësore, apo të ndonjërit që ka humbur jetën jashtë. Këta të gjithë nuk janë socialistë; janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen njësojë, në emër të asaj politike smirëzeze, ogurzezë për ekonominë dhe të ardhmen e këtij populli.”, tha Rama.