Rama si paqtues i dialogut Greqi-Turqi, ministri turk bisedë me kreun e qeverisë
Kryeministri Edi Rama, me vizitën në Ankara dhe në Athinë, duket se është kthyer në një ndërmjetës i dialogut të munguar Greqi-Turqi. Të paktën kështu kuptohet nga qëndrimet e palëve, ku ministri i Jashtëm turk, Mehmet Çavuşoğlu mësohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Sipas medias ”Anadolu Agency”, burimet diplomatike nuk kanë bërë me dije për përmbajtjen e bisedës mes tyre. Çavuşoğlu zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore, Tahsin Ertuğruloğlu, nga Ankaraja.
Në konferencën për media, ai theksoi se kryeministri Rama ka dashur ta takojë atë me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë, por se në këtë periudhë Dendias ka hyrë në karantinë, duke bërë të pamundur takimin.