Rama: S’jam ndjerë mirë me maskën gjatë gjithë ditës, por duhet bërë

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi platformën “Deputeti që duam”, bëri edhe një herë thirrje për të mbajtur maskën. “Ka dhe raste kur kush gabon, nuk paguan, por kjo nuk do të thotë që ai që respekton rregullat duhet të ndjehet keq. Kjo është një luftë, pavarësisht se disave nuk u pëlqen përdorimi i këtij termi. Duhet ta përballojmë të gjithë bashkë. Sot nuk jam ndjerë mirë kur e kam mbajtur gjatë gjithë ditës. Por duhet bërë, dhe kaq”,- tha Rama.

SHKARKO APP