Rama: S’ka aryse pse kur i drejtohem Hashimit po nënçmoj presidenten Osmani

Në konferencën për mediat sëbashku me homologun nga Kosova, kryeministri Edi Rama është përgjigjur edhe për marrëdhënien me presidenten aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani.

Pyetja: Ju përmendi Thaçin duke e quajtur president të Kosovës, nuk e keni përmendur Osmanin, pse kjo mungesë reference?

Rama: Duhet ta hedhim të gjithë së bashku këtë hap drejt shoqërive, që termin ish-president nuk e përdorim. Nëse e shikoni si përdoret në SHBA. Kur unë them Presidenti Thaçi nuk nënkupton se cila është presidentja e Kosovës, Vjosa gëzon shëndet të plotë, s’ka probleme me Hagën, i uroj shëndet. Nuk ka aryse se përse kur i drejtohem Hashimit po nënçmoj presidenten aktuale.

SHKARKO APP