Rama: S’ka asnjë lidhje mes lëvizjeve separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Radio Televizionin e Spanjës, tha se fakti që Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare nuk ka asnjë lidhje mes lëvizjet independentiste apo separatiste spanjolle dhe ndarjes së Kosovës.

“E dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”.

SHKARKO APP