Rama: Skema e naftës pa taksë, një tjetër lehtësim për fermerët

Rreth 35 fermerë që kultivojnë pataten në Maliq sjellin prodhimet e tyre në këtë pikë grumbullimi, të cilën Kryeministri e vizitoi bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi. ”Kjo pikë grumbullim ka investuar 23 milionë lekë nga të cila 65% i ka dhënë IPARD. Kjo ndihmon këtë zonë këtu që mbjell patate në rreth 1700 hektarë dhe 35 fermerë. Patatja tregtohet në tregun e brendshëm dhe përveç patates grumbullojnë dhe qepë dhe qepujka që tregtohen dhe në tregun rajonal. Kështu që ka një bashkëpunim më të gjerë bujqësor jo vetëm për tregun tonë”,-shprehet ministrja Ekonomi.

Fermerët në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në zonën e Maliqit, tashmë përfitojnë edhe nga skema e mbështetjes me naftë pa taksa, skemë për të cilën Iliriani është në proces aplikimi.

”Ne kemi folur dhe për disa lehtësira të tjera nga pikëpamja e dokumenteve që ta kalojnë komplet me vetë deklarim dhe secili ta mbajë përgjegjësinë vetë nëse gënjen dhe të heqim dhe kontrollin me sy në territor, por të jepet kjo e pastaj fillon dhe kolaudohet, sepse është hera e parë që ndodh. Në momentin që ndodh hera e parë, do bëhen kontrollet efikase, nga kontrollet do bëhet ndonjë pastrim, ndonjë krehje e ndonjë shkelësi abuziv e pastaj do jetë gjithë lista gati”,-shprehet Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rang vendi janë 27 mijë fermerë të cilët kanë përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi, që nga mbështetja me fonde përmes programeve që synojnë zhvillimin e bujqësisë e deri tek subvencionet e vogla për fermerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?