Rama-studentëve: Mos kini frikë të shikoni ëndrra me sy hapur
Në prezantimin e buxhetit të 2021 për Rininë dhe Fëmijët, kryeministri Rama i drejtohet të rinjëve dhe u kërkon që të insistojnë me projekte të tjera konkrete. Për ata që të rrinë dhe presin punë në shtet, kryeministri thotë se nuk do të jenë të aftë të kalojnë sfidat në një të ardhme. Po ashtu Rama tha se viti i ardhshëm do sjellë gjëra të reja për shkollën.
”Lajmi i mirë për të cilin mendoj, ju duhet të mendoni pozitivisht sot është që një pjesë jo e vogël që kemi dëgjuar janë në rrugën e realizimit, janë të financuara, janë në buxhet dhe do fillojnë nga janari të zbatohen.
Duhet të jeni ju që të shtyni më shumë dhe të organizoni veten në grupe të caktuara dhe duhet të insistoni me projekte konkrete. Kush rri dhe pret punë shteti dhe të kalojë jetën nën sqetullën e shtetit nuk është i aftë të kalojë sfidat, ndërsa kush shkruan projekte shikon se mundësitë për të financuar plane dhe veten janë shumë më të mëdha.
Mundësia për të pasur, pavarësisht moshës, një pagesë që tejkalon të gjithë pagat e sistemit të pagave në Shqipëri me punën online është reale. Duhet të mësohemi me kulturën e projektit. Mos kini frikë të shikoni ëndrra me sy hapur dhe duhet kurajo të ndiqni ëndrrat tuaja dhe shikojini deri në fund. Viti i ardhshëm do të sjellë gjëra të reja për shkollën”.