Rama sulmon Berishën dhe Vasilin: Të keqen e Dash Shehit, është ta marrësh e ta puthësh në buzë
Kryeministri Edi Rama në ndalesën e rradhës në Kavajë në kuadër të fushatës elektorale, sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin.
”Bie tërmeti, këta bëhen më tërmetin. Bie flama, këta bëhen me virusin. Peçon pse e kanë sjellë në Kavajë. Se Saliun mirë. Saliu ka ngelur këtu në vend të 2 gishatve që u hoqën atje. Këtu vazhdojnë ca dhe votojnë fantazmat. Këtu ka ndryshuar bota.
Peço Vasilin çe doni? Këta janë dy doktorë që kur ka ardhur virusi, janë njësoj si virusi. Virusi vret, plagos, dërrmon, këta helmojnë çdo ditë. Dhe kulmi, në momentin kur gjyshet po marrin frymë lirisht dhe po gëzohen sepse janë më të rrezikuarit, dalin me kujdes edhe për të marrë ajër. Dhe tamam kur iu vjen shpëtimi, kur kemi mundësi t’ja u japim armën që e asgjeson këtë armik, këta të dy sharlatanë dalin e thonë se vaksina është vdekjeprurëse.
Të keqen e Dash Shehit! Kur dëgjon këta, është ta marrësh Dash Shehin dhe ta puthësh në buzë. Këta janë personazhe që në kushte normale, janë për të qeshur. Por në këto kushte janë për të vajtuar”,-tha Rama.