Rama: Të dëmtuarit nga zjarret do të dëmshpërblehen një për një, edhe për bagëtitë e humbura

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në rrjetet sociale, ka bërë me dije se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret, 40 prej të cilave janë djegur plotësisht.

Kreu i qeverisë tha se ka nisur puna për inventarizimin e plotë të dëmeve dhe se të gjithë do të marrin dëmshpërblimet përkatëse, përfshirë edhe për dëmet në bagëti, që deri më tani, janë vlerësuar në 3 619 krerë të humbur, sipas Ramës.

“72 orët e fundit ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën zhvillim më të madh sesa çdo herë tjetër më parë këtë moment. Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim kush humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh gjithë solidaritetin atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri. Tani që flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri por në këtë numër hyjnë 40 familje deri tani, të cilat e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’i siguroj të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo ata që kanë pësuar dëmtime se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet përkatëse inventarizimin e plotë të këtyre dëmevve dhe padiskutim siç ka ndodhur në të shkuarën, do të ndodhë përsëri. Askush nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë dhe pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe për të parrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Deri tani numërohen 3 619 krerë të humbura, do të kompensojmë një për një pa asnjë diskutim ndërkohë që inventarizimi i tyre vazhdon”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?