Rama thërret Abazoviç për të prerë shiritin në pikën kufitare: O Dritan, hajde more
Në kuadër të nismës ”Open Balkan”, këtë të martë kryeministri Edi Rama ishte në Grabom të Malësisë së Madhe, pasi është hapur pika e përbashkët kufitare, që do të lidhë Velipojën me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.
I pranishëm në ceremoninë e organizuar ishte edhe zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Në momentin që do të pritej shiriti i përurimit, Rama i kërkoi Abazoviç që t’i bashkohej ceremonisë së shkurtër simbolike. Ata kanë bashkuar duart dhe kanë prerë shiritin. “O Dritan hajde këtu hajde, hajde more këtu”, dëgjohet të thotë Rama.