Rama thirrje ”çunave të Londrës” në Kukës: Merrni tokën 1 euro dhe…

Nga Kukësi, kreu i PS-së, Edi Rama tha me bindje se ky qark në vitin 2030 do të numërojë plot 1 milion turistë, ku qyteti i nëndheshëm do jetë atraksioni kryesor. ”Kukësi ishte i zymtë ku realisht s’kishte asnjë arsye për të ndaluar dhe ku realisht çdo gjë rreth e rrotull të thoshte largohu. Sot padyshim ky është një qytet krejt tjetër. Unë e di që puna jonë nuk ka mbaruar. Dua të siguroj banorët e lagjes 1 dhe 7 se projekti i transformimit do përfundojë”,-tha Rama. Teksa vuri theksin te Paketa e Maleve, pati një thirrje edhe për “çunat e Londrës”.

”E para toka që është fakt, por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që t’i njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në Këshillin Bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin.

Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, Këshilli Bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe në Ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 euro dhe e investojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur mbaron investimi marrin lejen për ta regjistruar në hipotekë si pronën e tyre. Nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë dhe del dikush që i thotë prit se jam unë, ky personi që ankohet nuk ka mundësi t’ju ndërhyjë në atë që kanë bërë, por shteti merr përsipër ta gjykojë dhe ta kompensojë diku tjetër. E di që na dëgjojnë edhe çunat në Londër. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguani asgjë. Thjesht do bëjnë investimin dhe 10 vjet nuk do kenë asnjë taksë për të paguar”, tha kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?