Rama thotë merruni vesh me SHBA dhe BE, por drafti është hartuar edhe nga zyra e tij

Detajet që kanë dalë sot nga negociatorët e reformës në drejtësi tregtojnë se jo vetëm që Partia Socialiste ka qëndrimet e saj të panegociueshme për reformën, por është vetë Zyra e Kryeministrit Edi Rama ajo që ka përcaktuar fatin e bisedimeve.

Emaliet e shkëmbyera mes Ylli Manjani, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorëve tregojnë e se Zyra e Kryeministrit Rama ka bërë ndërhyje në draft.

Kjo nuk do ishte shqetësuese, përderisa PS është pjesë e negociatave, por ajo që është e çuditshme ka të bëjë më qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama gjatë këtyre muajve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa herë është kërkuar konsensusi i tij, Rama ka thënë se PD duhet të merret vesh me SHBA dhe me BE dhe nëse ato bien dakord, ai jep konsensus. Por nëse çështja është kështu, përse neociatorët e tij, Ëngjëll Agaçi apo Fatmir Xhafaj ndërhyjnë në draft dhe vendosin kushtet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke e shitur si një draft vetëm të ndërkombëtarëve, Rama ka luajtur sikur PS-ja është jashtë këtij procesi. Në fakt, në dokument janë dhe kërkesat e tij dhe është e paqartë nëse ndërkombëtarët kanë mbrojtur vetëm variantin e tyre apo dhe variantet e Edi Ramës.

Që Rama është faktori kyç në negociata dhe jo vetëm ndërkombëtarët po e tregojnë dhe zhvillimet e fundit. Aktualisht flitet se Ambasadorët e SHBA dhe BE kanë arritur një marrëveshje të re me PD. Ndërkohë që ende nuk ka dhënë dakordësinë Rama. Nëse vërtetë ka një marrëveshje mes PD-SHBA dhe BE, përse duhet mendimi i Ramës. A nuk ka thënë ai se vota e tij do jetë pro reformës.

EMALI që tregon ndërhyrjen e Zyrës së Ramës në draft:

EMAIL­ET

20.07.2016 ora 22:47

NGA: Jon Smibert (OPDAT)

Te: Fatmir Xhafaj, Vali Bizhga, Engjell Agaci, Oerd Bylykbashi, Ylli Manjani; Donald Lu, Romana Vlahutin

Dokumenti i mëposhtëm përmban ndryshimet e propozuara nga Zyra e Kryeministrit si dhe propozimin shtesë nga BE­ja. Shpersoj që ky dokument të konsiderohet gati për kaluar Kuvendit. Për këtë qëllim, po përfshi edhe z. Xhafaj në këtë email. Duke qenë se është ora 22:45 ju lutemi mirëkuptoni se pjesëmarrja e OPDAT në mbështetje të negociatave është përfundimtare dhe se ne po shkojmë në shtëpi.

20.07.2016

NGA: Ylli Manjani ora 23:03

TE: Romana Vlahutin, Jon Smibert, Fatmir Xhafaj, Vali Bizhga, Engjell Agaçi, Oerd Bylykbashi, Donald Lu

Nuk e di si është teksti per te cilin po bini dakord. Ka shume ndryshime nga teksti mbi te cilin kemi diskutuar dhe rene dakord ne negociatat e te henes. Kerkesa ime per takimin e ekipit negociator u injorua. Keshtu qe nuk mund te bie dakord apo te mos bie dakord mbi (nepermjet) emailin. Jam akoma ketu ne zyrat e Parlamentit duke pritur.

20.07.2016 ORA 22:45

NGA: Romana Vlahutin

TE: Jon Smibert, Fatmir Xhafaj, Vali Bizhga, Engjell Agaçi, Oerd Bylykbashi, Ylli Manjani, Donald Lu

Faleminderit John, ka vetem nje gabim te vogel qe eshte matematikor. 30 dite per te aplikuar dhe 7 dite per Presidentin te përfundojë procesin e verifikimit te kritereve administrative, jo 45 dite por me pak:)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?