Rama: Trajtimi mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Preshevë ka kontrast të madh
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë, ku këtë pasidte po zhvillon një bashkëbisedim me studentët e Marrëdhënies Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, ku ndër të tjera tha se trajtimi mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Preshevë ka kontrast të madh.
A keni një plan dhe strategji aftgjtë për luginën e Preshevës bashkë me qeverinë e Kosovës?
Të falënderoj për pyetjen, pasi na ndihmon që të korrnizojmë debatin, jo thjesht te çështja e Luginës së Preshevës. Ata që banojnë në Luginë apo ata që janë të lidhur me të, kur flitet për marrëdhënies mes Serbisë-Shqipërisë dhe Kosovës, për të zhvilluar një marrëdhënie konstruktive, harrohet se në Serbi jetojnë shqiptarë. Bëhet fjalë për një pakicë të rëndësishme kombëtare, që kanë nevojë për mbështetje të dyfishtë, nga jashtë, nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, por dhe një mbështetje nga brenda e çuarjes përpara e emrave që iu interesojnë.
Mospasja parasysh e këtij fakti nuk na ndihmon sesi mund t’i avancojmë liritë dhe të drejtat e atyre që jetojnë në Luginën e Preshevës. Mekanizmi diplomatik që ka të bëjë te marrëdhëniet mes nesh dhe Serbisë është i patjetërsueshëm. Nga moskonsiderimi i tij, vjen humbja e një prej elementeve. Ne i kemi bërë disa hapa. Jemi në kontakt dhe i keni bërë disa përpjekje lehtësuese për komunikimin mes tyre.
E drejta është se në Luginë ka një jetë politike jo të varfër dhe ka njerëz me vullnet, me ambicie që duan të shfrytëzojnë politikën për të përmirësuar kushtet e jetës atje. Ka shumë për të bërë, por një gjë jam i bindur që sado të ndihmojmë së jashtmi, edhe për shkak të mjeteve të kufizuara financiare që kemi, qoftë Shqipëria, qoftë Kosova, është me rëndësi që t’i mbështesim ata edhe së brendshmi. Serbët në Kosovë kanë liri dhe të drejta që çdo pakicë do ti ëndërronte ti kishte. Po flas për territore të dala nga konflikte të freskëta.