Rama tregon skenarët: Ja si do të veprojmë për të nisur me heqjen e masave shtrënguese

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për planin e qeverisë për të vendosur për lehtësimin e masave shtrënguese dhe për të vijuar me hapjen e aktiviteteve publike dhe bizneseve.

Rama tha se kishte kontaktuar me njerëz më të ditur se ai, si kancelari i Austrisë edhe Kryeministri i Suedisë.

Ata që nuk respektojnë masat, do vuajnë pasojat penale, me ato çfarë miratuam dje në Kuvend. Asnjë hapje s’mund të kthehet në mundësi për abuzim nga këmbësor, drejtues automjetesh apo dyqanxhinj.

Si do hapemi? Sot kam pasur dy biseda me disa miq më të ditur se unë, Kancelarin e Austrisë që me kryeministrin e Suedisë, të cilët më komplimentuan për të dhënat e vendit tonë. Sot për sot Shqipëria renditet në vendet me bilancin më të mirë.

Austria ka një strategji thuajse njëlloj me ne, kurse Suedia ka strategji ndryshe nga gjithë bota. Dëgjova dhe shënova opinionet e dy miqve, të cilat më vlejnë për të verifikuar planin tonë të hapjes, mbi informacionet e marra nga udhëheqës që janë në vijën e parë në vendet e tyre.

Dy gjëra me rëndësi; Hapja graduale ka të panjohurën e saj, ka riskun e saj. Duhet ta dimë që mund të rikthehemi këtu ku jemi, nëse do rritet numri i infektimeve jashtë parashikueshmërisë së arsyeshme.

Të jemi të qartë, asnjë vend asnjë ekspertizë nuk thotë se përsa kohë ka jetë, infeksioni do zhduket.

Vijmë te pika e dytë, distancomi social, respektimi i rregullave elementare duhet të respektohet jo duke menduar Kodin Penal, jo Policinë, por duke menduar prindërit, fëmijët dhe miqtë tanë.

Nuk është kohë për t’ia hedhur shtetit, por shiko për ta futur mirë në kokë, por çdo shkelje mund të sjellë vdekje te familja jote apo te zinxhiri i kontakteve”, tha Rama.

SHKARKO APP