Rama: T’u tregojmë fqinjëve se Shqipëria është një leksion i rrallë i turizmit

Po zhvillohet në Tiranë samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”. Në këtë samit për të diskutuar mbi sfidat dhe pritshmëritë e sektorit të turizmit marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe ministrat e turizmit të Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe të gjithë rajonit.

Kryeministri Rama teksa merr pjesë në këtë samit ka deklaruar se Shqipëria është gati që tu tregojë vendeve fqinje se vendi ynë është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm.

“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin.Jemi gati t’i tregojmë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm” shprehet Rama.

SHKARKO APP