FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Turqia është mike e Shqipërisë, SHBA-BE janë aleatët strategjikë

Për të gjithë ata që afrimin me Turqinë e shohin si një pozicionim që cenon marrëdhënien me SHBA-BE, kryeministri Edi Rama u përgjigj shkurt në konferencën e përbashkët me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Turqia është një valvul e patjetërsueshme sigurie për BE dhe unë e kam thënë në NATO, Bruksel, sepse kjo është e vërteta dhe shqiptarëve ju them se sa herë bëhen këto takime dhe ndahen me Turqinë apo BE. Jo ne jemi me Shqipërinë.

Jemi mik të ngushtë me Turqinë dhe aleat strategjik me SHBA e BE, dhe nuk jemi për të bërë zgjedhje këtej ose andej. Në fund të ditës, çdo vendimmarrje e jotja është për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk është për Turqinë apo për të tjerët”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?