Rama u drejtohet qytetarëve: Vër maskën ti!
Kryeministri Edi Rama shkoi në Lezhë tek Gjergj Fishta. Një incident ka ndodhur në përurimin e shtëpisë së Fishtës, ku përpara nisjes së aktivitetit policia është përplasur me banorët aty dhe ish-deputetin Eduart Ndocaj, i cili më pas është marrë me forcë dhe është shoqëruar në polici.
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka këshilluar një person që të vendosë maskën. ”Vër maskën ti”,- i’u drejtua Rama.
Ish-deputeti Eduart Ndocaj është futur me forcë në furgonin e policisë. Mësohet se ai është futur në furgon me argumentin se nuk ka ftesë për këtë aktivitet. Ndërkohë janë ndaluar edhe gazetarët që po ndjekin aktivitetin që të futen.
KOHA JONË SONDAZH

