Rama u heq barrën e energjisë të përmbyturve në Jug dhe Shkodër, te para pak viteve

Nga Vlora Kryeministri Rama ka premtuar lehtësira për banorët e prekur nga përmbytjet lidhur me detyrimet e energjisë elektrike.

Kreu i qeverisë nuk dha detaje sesi, por deklaroi se është ngritur një grup pune për këtë çështje dhe përfitues nuk do të jenë vetëm të përmbyturit e jugut, por dhe ata të Shkodrës përgjatë qeverisjes së kaluar.

“Kemi ngritur grupin e punës dhe shumë shpejt do të japim një konkluzion për të prekurit nga përmbytjet lidhur me barrën e energjisë, jo vetëm për ju.Domethënë jo vetëm për të prekurit nga përmbytjet tani por edhe për të prekurit nga përmbytjet në Shkodër në vitet e kaluara.

Pasi edhe ata kanë mbetur me gisht në gojë nga të gjitha ato premtime që u bënë, por ne do tua lehtësojmë seriozisht këtë pjesë”.

Deklaratat Rama i bëri gjatë inspektimit në zonat e përmbytura në Vlorë, ku ndoqi nga afër proçesin e ndarjes së ndihmave për banorët.

SHKARKO APP