Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: “Ju aq baltë po hidhni mbi mua…”
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kundërshtarëve të tij me një vjershë të Dritëro Agollit, “Kundërshtarëve e mi”.
“Me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Në vijim vjersha e Dritëro Agollit:
Kundërshtarëve të mi
Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.
Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha dhe ftonj.
Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.

KOHA JONË SONDAZH

