Rama u premton banorëve në Kombinat: Do merrni aq truall sa keni

Kombinati ka nisur prishjet e pallateve të vjetra, të cilat janë zbrazur nga banorët që janë sistemuar me bonus qeraje e do të vijojnë me qeranë e paguar nga shteti, deri kur të ndërtohen apartamentet e reja. Kryeministri Edi Rama, sot ka inspektuar prishjen e pallateve nga ku u ka premtuar qytetarëve se do të marrin një për një shtëpitë e reja me gjithë truall.

”Ajo që them unë nuk është mendja ime është një shtet i tërë që merret me këtë punë. Kush ka biznes do marri biznes. Ke x metra katrorë farmaci do marrësh x metra katrorë. Të gjithë komplet do marrin me firmë dhe vulë biznesin”, tha Rama.

Një merak i qytetarëve ishte dhe se sa shtëpi do marrin ata që kanë më shumë se një kurorë. Rama u premtoi se do të marrin shtëpi në varësi të kurorës, ndërsa ka dhënë këtu edhe shembullin e Farkës. “Nëse je me 6 kurora në një shtëpi do marrësh 3 shtëpi. Nuk e bëj unë këtë është me ligj. Dhe po të them një shtëpi e shembur. Shko në Farkë, kryetari i PD thotë kishin një shtëpi 4 kurora tani kanë katër shtëpi. Ik shko e shife është e vërtetë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?