Rama: U shmang fatmirësisht kafshimi i përgjakshëm

Kryeministri Edi Rama i cilësoi pamjet e djeshme në selinë e PD të neveritshme, duke thënë se kafshimi i përgjakshëm mes demokratëve u shmang, por që “kafshuesit” vijojnë të jenë një kërcënim.

“Nuk është çështje argëtimi, është neveri. Është një fazë e avancuar e degradimit të një qenie politike, siç është një parti apo një person politik.

Dje pamë kafshëri në mjetet për t’u mbrojtur dhe sulmuar, pamë një përpjekje për kafshim në kuptimin e drejtpërdrejt të fjalës.

U shmang fatmirësisht kafshimi i përgjakshëm. Pavarësisht se u shmang, kafshuesit dhe nxitësit e kafshimit, janë aty”.

SHKARKO APP