Rama: Universitetet private u morën shqiptarëve 148 milionë euro

“Gjetëm një sistem që dha 32 mijë diploma private, gjysma e të cilave nga një universitet i vetëm. Ky sistem u mori prindërve shqiptarë 148 milionë euro”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë një takimi mbi arsimin e lartë, referuar universiteteve private, duke shtuar se ato dhanë edhe 900 diploma për të huaj, pavarësisht se në to s’kishte asnjë leksion në gjuhë të huaj.

“Do ishim të kënaqur të kishim 900 të huaj që ndjekin studime në shqip, por ky s’është një realitet”, tha gjithashtu kryeministri i vendit.

Sipas tij, situata dramatike ishte e dukshme, ndërsa Shqipëria kishte 20 universitete për 1 milion banorë.

“Në 25 vite ka pasur 7 strategji kombëtarë për arsimin. Tani arsimi i lartë po kalon një testim të vështirë, ndërsa qeveritë e shkuara iu shmangën reformës”, shtoi më tej Rama.

SHKARKO APP