Rama uron mirëmëngjes nga shkolla e re, “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë

Përmes një galerie fotosh, Kryeministri Rama ka përcjellë mirëmëngjesin dhe urimin për një diel të mbarë.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës, që ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, ju uroj një të diel të qetë”, dhkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, duke treguar kështu vendosmërinë e qeverisë që ai drejton për të vijuar punën në fuqizimin e sistemit arsimor, jo vetëm te rishikimi i nivelit të pagave për mësuesit, por edhe krijimin e kushteve për një ambient bashkëkohor dhe evropian ku brezi i së ardhmës të hedhi bazat e rritjes së dijes dhe arsimimit.
AV/ Koha Jonë

SHKARKO APP