Rama uron në Twitter: Më e mira është ende përpara

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës me një postim në rrjetin social Twitter dhe më pas në facebook.
“Gëzuar Ditën e Verës. Paçi të gjithë mirësi dhe besim se më e mira është ende përpara në rrugën e të ardhmes për familjen tuaj e vendin tonë!”, ka uruar Rama. 
Gjatë së shtunës, në kuadër të ditës që shënon hyrjen në stinat e ngrohta të vitit, kryeministri pritet të marrë pjesë në evenimente të ndryshme festive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?