FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama uron një fundjavë të këndshme me pamjet mahnitëse të Vermoshit (Foto)

Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka publikuar disa pamje të mahnitshme nga Vermoshi.

Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka publikuar disa pamje të mahnitshme nga Vermoshi. Ai thotë se këto pamje nuk janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

MIRËMËNGJES dhe me këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade, ju uroj një fundjavë të bukur. Mësova se këtë perlë e kanë bërë duart e katër djemve punëtorë të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t’i takoj e t’u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelët, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?