Rama: Vaksinimi masiv fare pranë, synojmë të arrihet një sezon turistik i hapur dhe pa rreziqe

“Vaksina është sëpata që këput zinxhirin e infeksionit me COVID-19”.

Kështu u shpreh në Lezhë kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e asaj zone. Kryeministri theksoi se është e afërt dita ku të sigurohen sasi të mjaftueshme vaksinash, me qëllim vaksinimin masiv të popullatës. Ai tha se synohet që sezoni veror të jetë më i qetë se sa viti i kaluar dhe me më pak infektime.

“Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe. Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit. Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill,., maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?