Rama: Vizitat në Romë dhe Barcelonë, marrëdhënie në nivel të ri respekti me Italinë dhe Spanjën

Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, bëri një përmbledhje të vizitave të tij zyrtare në Romë dhe Barcelonë, duke i cilësuar si dy momente të rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Ai u ndal fillimisht te takimi në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, ku u diskutua mbi ecurinë e projekteve të përbashkëta dhe u vlerësua faza e re e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë. Rama theksoi se Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e rëndësishme e vendit tonë, por sipas tij, me qeverinë aktuale marrëdhëniet kanë hyrë në një nivel më të avancuar dhe më të strukturuar. Ai përmendi edhe marrëveshjen strategjike mes dy vendeve si dëshmi e këtij partneriteti të ri, i cili shtrihet në fusha si zhvillimi dhe siguria.

Më pas, Rama foli për vizitën në Barcelonë, ku mori pjesë në samitin “Në mbrojtje të Demokracisë” me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez. Ai u ndal edhe te pritja nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, duke theksuar rritjen e interesit të biznesit spanjoll për Shqipërinë dhe një nivel të ri respekti ndaj vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Shqipëria ka kaluar nga një imazh i mbushur me paragjykime në një destinacion të preferuar, veçanërisht për turistët e rinj spanjollë. Rama shtoi se sot marrëdhëniet shtetërore me Spanjën janë në një nivel shumë të mirë dhe se vendi ynë është tashmë i pranishëm dhe i vlerësuar në tryeza ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, ai theksoi se këto zhvillime tregojnë besimin dhe respektin që partnerët ndërkombëtarë kanë ndaj Shqipërisë, si rezultat i transformimeve të vendit, duke nënvizuar se rruga e vetme përpara është vazhdimi i reformave dhe ecja me ritëm të shpejtë drejt integrimit europian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?