Rama vizitë në Kalabri, shoqërohet nga Linda dhe Zaho
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë në Kalabri (Itali).
Së bashku me bashkëshorten, Linda Rama dhe djalin e vogël, Zaho, kanë bërë një vizitë në Eparkinë arbëreshe të Ungrës.
Ata janë pritur nga Ipeshkvi i Ungrës, imzot Donato Oliverio, i cili i ka uruar mirësjeadhjen.
“Mirësenardhët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na kujton lidhjet me nënën Shqipëri”, ka thënë fillimisht në gjuhën shqipe Ipeshkvi i Ungrës.
Ndërkohë, mes tyre nuk kanë munguar falenderimet dhe dhuratat simbolike, si disa libra të shenjtë me figurën e shquar shqiptare Nënë Tereza, apo dhe një përkrenare të Skënderbeut.