Rama zbulon si do të zbatohet “Besa”: Pasqyra bëhet ligj

Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën “Besa” dhe marrëdhënien e qeverisë me qytetarët, gjatë një interviste në podkastin “Flasim Shqip”. Rama tha se qeveria ka bërë shumë, por ka dëgjuar dhe komunikuar më pak me qytetarët. Sipas tij, “Besa” synon të sjellë një mënyrë të re funksionimi, me më shumë gjurmueshmëri, përgjegjësi dhe llogaridhënie.

“‘Besa’ është një përpjekje që kjo marrëdhënie të hyjë në një stad të ri. Duke krijuar gjurmueshmëri do krijojë përgjegjësi. Përgjegjësi të identifikueshme dhe llogaridhënie konkrete”, u shpreh Rama. Kryeministri tha se në sistem do të përdoret edhe inteligjenca artificiale për të ndjekur kërkesat dhe ankesat e qytetarëve.

“Nëse ke bërë këtë kërkesë dhe ankesë dhe s’ke marrë përgjigje, inteligjenca artificiale do bëjë që institucioni përgjegjës për mos përgjigjen të lajmërohet”, deklaroi ai. Rama njoftoi gjithashtu se “Pasqyra” synohet të kthehet në ligj, duke u integruar me sistemin e bashkëqeverisjes. “‘Pasqyrën’ ne do ta bëjmë ligj. Tani kemi kapacitetin e AI-së, mund ta ngremë në një nivel komplet tjetër”, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?