Rama-Zelenskyt: Kosova po ju mbështet, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën për shtyp me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, se Ballkani Perëndimor është i gjithi me Ukrainën, përfshi Kosovën, vend i cili nuk njihet nga Ukraina.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në OKB. Të gjithë këto vende janë rreshtuar përkrah Ukrainës, pavarësisht marrëdhënieve që kanë me të apo fesë. Ka një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur ende. Ky vend është Kosova. Pavarësisht kësaj, Kosova po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë: sanksione ndaj Rusisë dhe mbështetje të plotë ndaj Ukrainës”, tha Rama.

Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajë Presidenti Zelensky për Kosovën, nëse do ta njohi pavarësinë e saj.

SHKARKO APP