Rame Lahaj në Air Albania për supersfidën, Shqipëri-Serbi: Tiranë, faleminderit për dashninë!

“Tiranë, faleminderit për dashninë!
Tek ti e nisa, tek ti do të kthehem sa herë të kesh nevojë për jehonën e zanit të shpirtit Kosovar!
P.S: Fytyra ime nuk e fsheh dot zhgënjimin që nuk e mundëm Serbinë mbramë në futboll; sepse me luftë e kanë mundur dhe shkatërruar atë, heronjtë tanë të UÇK-së.”, janë këto fjalë zemre që tenori me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Në përballjen Shqipëri-Serbi, në këtë sfidë futbollistike që shndërroi Tiranën në kryeqytetin e gjithë shqiptarisë, mes shumë personaliteteve që patën privilegjin ta ndiqnin nga Air Albania, ishte edhe Rame Lahaj, i cili me fjalët e tij u foli me shpirt çdo zemre që e ndoqi këtë supersfidë.
Siç ju e dini, Rame Lahaj është një tenor operistik nga Kosova, i njohur për interpretimet e tij në skenat më prestigjioze të operës në mbarë botën2. Ai ka luajtur role të rëndësishme si Alfredo në La Traviata, Duka i Mantovës në Rigoletto, Rodolfo në La Bohème dhe Edgardo në Lucia di Lammermoor.

AV.

SHKARKO APP