Rama në Lezhë: Katundar jemi të gjithë. Banori: Na zhduk varfërinë e u bëfsh 200 vjeç!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Troshan të Lezhës në një takim me fermerët e zonës, të cilët kanë kërkuar me vendosmëri që shteti të investojë në zonën e tyre, sepse sic thanë ata janë të harruar prej vitesh. Ndër të tjera kërkesat ishin që të formulohet ligji që njeh agroturizmin, madje kishte nga ata që thanë se duhet të zhduket varfëria në këto zona.

Dialogu i banorëve me Ramën:

Banori: Në tokën e Zadrimës, ne katundarët…

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Po t’i hyjmë thellë thellë, katundar jemi të gjithë

Swiss Digital Mobile Reklama

Banori: Të na zhdukësh varfërinë në Zadrimë tjetër gjë s’kërkojmë, u bëfsh 200 vjec, ti i preke ato ca pate, ne kërkojmë të na zgjidhësh problemet si zonë jo si biznes. Të rujt Zoti, ta pritë Zoti mbarëe se shumë mirë i preke gjithë gjanat, ne s’jemi për atë që thotë ky, ne s’jemi biznes, ne jemi katundar me lopë me pula, ca mbjellim korrim. Investove na nderove ne…

Rama: Për shembull, cfarë të investojmë?

Banori: Kanalet vaditëse.

Rama: Që në momentin që prodhon dicka dhe e shet quhet biznes, tani sa është thjesht për të mbajtur frymën gjallë dhe sa është për të bërë ekonomi këtu fillon diskutimi. Se më the ke qenë kuadër i Enverit, mos e ngatërro atë, se ky është ndryshimi, në atë kohë secili kishte vetëm pjesën e punës dhe gjithë tjerat duhet të vinin nga shteti, sot s’është më ashtu, sot edhe Gjermania që është Gjermani, po të shikojmë bujqësinë se financon thjesht shteti, financohet edhe nga programe të tjera financimesh jashtë buxhetit të shtetit.

Banori: Asnjë investim nuk është bërë në këto vite, me përjashtim një ujësjellës kohët e fundit, e ndiej veten krenar që një kryeministër të ulet gju për gju me ne, por kam përshtypjen të bëhet një investim, se këto halle i kanë edhe gjithë fshatrat e Shqipërisë, sa e nxore mundësinë me ndejt me ne, duhet një investim, në rast të dytë me thanë ka ardhur kot. Troshani prodhon hardhi e ullinj, për këtë kërkojmë ndihmën tuaj, ullinj dhe rrush të mbjellë shteti e të na vejë në punë duke mos mbet me shpresën me bo biznes, kjo është fjalë elektorale, biznes ne s’mund të bëjmë asnjëherë

Rama: Atë mos e thuaj ti elektorale, kështu është në gjithë botën. Nëse pret të mbjellë shteti hardhi shtet që mbjell hardhi s’ka.

Banori: Na jep një dorë.

Rama: Për dorën po ju flas, kjo që po them unë është ekzaktësisht ajo për të cilën flet ti kur thua na jep një dorë, dora që të jep shteti është.

Banori: Na jep tregun.

Rama: Në ’90 kemi bërë tjetër zgjidhje, nuk bën shteti tregun.

Banori: Pse ca ka me bo?

Rama: Nëse juve këtu keni traditë ullinjtë, duhet ju të mblidheni e të thoni okej do mbjellim këtu kaq dynym apo hektar hardhi, do bëni llogari do thoni sa kushtojnë këto, bëni projektin dhe kërkoni paratë, s’ka ndryshe, pastaj ato para, për ato para shteti ju garanton juve, s’do ju thotë banka nesër ku i ke garancitë, e garanton shteti dhe ato para janë shumë të lira… Po të mbjellë secili rrushin e vet, del secili me rrushin e vet në rrugë, është një fond për bujqësinë por nuk mjafton./Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?