Rana e Hedhun nën kontroll pas zjarrit, Zefi: Zona është izoluar, shkaqet po hetohen

Një zjarr ra këtë të premte pranë zonës së Ranës së Hedhun në Shengjin në një zonë me pisha. Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur në terren, duke kërkuar nevojën e mbështetjes së zjarrfikësve të Lezhës, por edhe nga zjarrfikës të ardhur nga Tirana dhe Vau i Dejësit.

Brenda pak orësh, situata është vënë nën kontroll dhe po shkon drejt shuarjes së plotë dhe nuk ka rrezikuar struktura akomoduese që ndodhen në zonë.

Nënkryetari i bashkisë, Fatjon Zefi, thotë se së bashku me Policinë po hetojnë shkaqet, por e rëndësishme mbetet izolimi i plotë dhe rikontrolli i zonës për të parandaluar rindezjen duke qenë se ka edhe prani e erës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuajse çdo vit, zjarret kanë prekur zonën e Ranës së Hedhun duke bërë që monitorimi dhe ndërhyrja të shihen si elemente parësore dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?