Raporterë të Komisionit të Venecias në Tiranë, takime me ekspertë të PD-së

 

Komisioni i Venecias, një organ i specializuar ky i Këshillit të Euopës në fushën e legjislacionit merr sot në shqyrtim projektin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Komisioni ad hoc i parlamentit shqiptar për reformën në Drejtësi. Në një përgjigje, Komisioni i Venecias informon PD-në se më datën 2 dhe 3 nentor, raporterët do të qendrojnë në kryeqytetin shqiptar, për të diskutuar me ekpertët demokratë mbi reformën.

“Është e rëndësishme për në të kemi një dialog të drejpërdrejtë me ekspertë nga PD. Më datën 2 dhe 3 nentor raporterë të Komisionin të Venecias do të vijnë në tiranë dhe presim me padurim të takojmë kolegët me këtë rast", citon letra.. 

Por sesioni më i rëndësishëm do të jetë ai i dhjetorit, ku Komisioni i Venecias do të japë një draft opinionesh mbi atë çfarë do të diskutohet”, thuhet në letrën që sekretari i Komisionit, Tomas Merket i drejton PD-së dhe mban datën 19 tetor 2015.

Reforma në Drejtësi sot në Komisionin e Venecias

Ndërkohë, komisioni i Venecias po diskuton në këto moment draftin e ekpertëvë të nivelit të lartë të Komisonit të Posaçëm për reformën në drejtësi.

Drafti  prezantohet nga konstitucionalisti Kristaq Traja.

Një ditë më parë, kryetari i komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj  përmes një letre njoftoi se nuk do të ishte i pranishëm në prezantinin e amendamenteve për të shmangur politizimin e çështjes.

SHKARKO APP