Raporteri për Shqipërinë në PE dënon prishjen e Teatrit gjatë natës, thirrje Ramës të ndalojë

Edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bashkohet denimit të veprimit të qeverisë dhe të dhunës policore.

Bashkë me eurodeputetin Michael Gahler ai apelon ndaj Edi Ramës që të ndalë dhunën ndaj aktivistëve e artistëve të ndalë shembjen e godinës e të dialogojë me shqiptarët e me Europa Nostra.

“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj  thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në  vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?