Raporti – Grupet kriminale shqiptare ndër më të përhapurat në Itali
“Ndër organizatat kriminale të huaja që veprojnë në Itali, grupet kriminale shqiptare kanë aktivitet mjaft të shtrirë në territorin italian me një bashkëveprim gjithnjë e më të kualifikuar me grupet kriminale italiane”, lexohet në Raportin e sapo publikuar të Drejtorisë Investigative Antimafia të Ministrisë së Brendshme Italiane me të dhëna relative për gjashtëmujorin e fundit të vitit 2016.
Historikisht është trafiku i lëndëve narkotike dhe fillimisht kontrabanda e cigareve të cilat kanë vënë në kontakt klanet kriminale shqiptare me grupet mafioze italiane.
Sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara nga policia italiane në rajonin e Puglias dëshmojnë se rruga e Adriatikut është më të preferuarat nga grupet kriminale për trafikun e drogës.
“Marijuana e kultivuar kryesisht në jug të Shqipërisë, thuhet në këtë raport, transportohet në brigjet italiane me anë të gomoneve të fuqishme, me motora uji, por dhe me avionë të lehtë.”
Aftësia e trafikantëve shqiptarë në përdorimin e mjeteve lundruese në rrugën ballkanike është përdorur dhe për trafikun e armëve, emigrantëve ilegalë, kokainës dhe heroinës.
Efikasiteti i këtij rrjeti kriminal shfaqet dhe në procesin e shpërndarjes së drogës ku shqiptarët veprojnë në sinergji me shtetas italianë të pa skeduar nga policia që u ofrojnë mbështetje llogjistike të aktivitetit të tyre kriminal-
Sipas Raporti të Ministrisë së Brendshme italiane dhe përgjatë gjashtëmujorit të dytë të 2016 konfirmohet aktiviteti kriminal i grupeve shqiptare në grabitje të ndryshme e në shfrytëzim prostitucioni.
Sipas Raportit të Drejtorisë së Antimafias italiane, portet e Adriatikut janë më të preferuarart për trafikun ilegal përmes Ballkanit.
Porti i Brindisit është udhëkryqi kryesor i trafikut të drogës, sidomos të marijuanës si dhe të mallrave kontrabandë falco.
Sipar Ministrisë së Brendshme italiane, përveç drogës, armëve e mallrave kontrabandë , trafiku i qënieve njerëzore është një tjetër instrument për të financuar aktivitetin e grupeve kriminale të huaja që veprojnë në Itali.
Ndër operacionet më të sukseshme të policisë italiane gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2016 ku janë përfshirë grupet kriminale shqiptare, renditen:
– Operacioni i 8 shtatorit 2016 në komunën Giorgilorio të Lecces. që çoi në arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë e 2 italianëve e u sekuestruan 3.6 tonë marijuanë e një pistoletë.
– Operacioni në Lecce i 23 shtatorit 2016 ku u sekuestruan 800 kg marijuanë dhe u arrestuan 2 skafistë shqiptarë.
– Operacioni në Lecce i 10 tetorit 2016 ku u sekuestruan 700 kg marijuanë dhe u arrestuan 2 skafistë shqiptarë:
– Operacioni në Brindisi i 12 nëntorit 2016 i cili coi në sekuestrimin e e 1178 kg marijuanë.
– Operacioni në Brindisi i 30 nëntorit 2016 i cili çoi sekuestrimin e 800 kg marijuanë, një kallashnikov me dy karikatorë e në arrrestimin e 4 shtetasve shqiptarë e një italian.
– Operacioni i 24 dhjetorit 2016 në komunën Surbo të Lecces ku u arrestua një shtetas shqiptar dhe u sekuestruan 700 kg marijuanë.
– Operacioni në Breshia i 13 shtatorit 2016 i cili çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptaro- italianë, në arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë e 2 italianë si dhe në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge të tipit kokainnë, heroinë, marijuanë e hashash.
– Operacioni në San Kataldo i 22 gushtit 2016 i cili çoi arrestimin e një shtetasi shqiptar e në sekuestrimin e një motori uji dhe të 214 kg marijuanë.
– Operacioni “Kushëri” në Savona i 7 korrikut 2016, ku u arrestuan 12 shqiptarë me akuzën e trafikut të heroinës.
– Operacioni në Breshia i 26 gushtit 2016 i cili çoi në arrestimin e 2 shtetasve shqiptarë e në sekuestrimin e 22 kg kokainë e të 60 mijë euro.
-Operacioni “Oqean” në Lecce i 13 shtatorit 2016 i cili çoi në arrestimin e 11 shtetasve shqiptarë e 7 italianë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të armëve.
-Operacioni në Bolonja i 16 dhjetorit 2016 i cili çoi në arrestimin e 8 shqiptarëve me akuzën e grabitjeve të ndryshme në veri e jug të Italisë.
-Operacioni në komunën Kantu të Komos më 5 nëntor 2016 i cili çoi në arrestimin e 2 shqiptarëve e sekuestrimin e 324 kg marijuanë e trafikuar nga Spanja.
-Operacioni në Foggia i 6 dhjetorit 2016 i cili çoi në sekuestrimin e 9 kg heroinë e në arrestimin e 1 shqiptari e 2 shtetasve italianë.

