Raporti i DASH, Malaj: Qeveria të marrë masa urgjente nëse do hapjen e negociatave

Pas konstatimit të raportit të Departamentit Ametrikan të Shtetit se Shqipëtria mbetet vend i vështirë për të investuar ish-ministri i Financave Arben Malaj sygjeron që qeveria të ndërmar masa konkrete për të ndryshuar situatën.

Sipas Malaj problemet e ngritura në raport duhet të trajtohen me seriozitet pasi kjo do të ndikonte edhe në hapjen e negociatave.

MalajFatmirësisht kemi një skaner dhe dimë problemet, dimë dhe sëmundjet që e gulojnë ekonominë tonë. Koha për të vepruar duhet të jetë sa më e shpejtë, përgjegjshmëria për të vepruar duhet të jetë sa më ligjore dhe sa më profesionale. Kritikat e DASH dhe gjetjet dhe rekomandimet e Gjykatës Evropianeve të llogarive besoj se duhen parë me kujdes dhe duhet vepruar pa vonesë. E theksoj këtë sidomos në raportin me BE, ne do të çelin negociatat, por kjo nënkupton se 27 vendet do të cekojnë një nga një legjislacionin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Malaj shprehet se e rëndësishme është që investitorët e huaj të mos e ndjejnë pengesa për të zhvilluar aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Malaj: Çdo kompani nga çdo 27 vendet të mos ndjerë pengesa nga zgjedhjet politike, nga konkurrenca jo e ndershme, nga kufizimi i proceseve të prokurimeve.

Sipas ish-kreut të financave masa të menjëhershme duhet të merren për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin.

Malaj: Legjislacioni i prokurimeve publike për të minimizuar rastet e përdorimit të parave publike pa garë, e dyta përgjegjësia në menaxhimin e financave publike në cdo qindarkë që përdoret në ekonominë shqiptare, transparenca maksimale dhe e katërta ka të bëjë me vullnetin politik,r eduktimin në maksimum i rasteve që kanë simptomat e korrupsionit.

Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit Shqipëria mbetet vend i vështirë për të bërë biznes .Ndërsa si shqetësim kryesor theksohet korrupsioni,konkurrenca si dhe prokurimet publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?